‘Live’ me Ramën, mjeku i njohur Tritan Kalo jep lajmin e shumëpritur: S’do kemi rikthim të Covid në vjeshtë, ja ç'do ndodhë realisht

Publikuar tek: aktualitet, më 11:39 07-05-2020 ‘Live’ me Ramën, mjeku i njohur Tritan Kalo jep lajmin e shumëpritur: S’do kemi rikthim të Covid në vjeshtë, ja ç'do ndodhë realisht Kalo takim me Ramen dhe me komitetin e eksperteve

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo në mbledhje “online” me kryeministrin Edi Rama dhe Komitetin e Ekspertëve, ka deklaruar se nuk do të kemi kthim të Covid19 në vjeshte por që ai do të jetë i përfshirë në infeksionet e tjera që do të shfaqen në këtë stinë.

Sipas Kalos ne duhet të mësohemi të jetojmë me rregullat e vendosura dhe të bindim veten se rreth nesh ka Covid në mënyrë që situata të mos përkeqësohet. Më tej ai shtoi se Covid do të jetë i përfshirë me infeksione të tjera që do shfaqen në vjeshtë.

"Krejt e rëndësishme, me hapjen graduale mua më brengos si specialist është që hapja të mos konsiderohet si shqyrje, por të respektojnë këto rregulla duke bindur vetveten se rreth nesh ka Covid, pasi infeksionet do të shtohen me ardhjen e vjeshtës. Të mos i kapërcejmë asnjëherë këto rregulla dhe kapacitete, në mënyrë që Shqipëria të mbetet tek vendet që e menaxhon pandeminë.

Nuk do të ketë kthim të Covid në vjeshtë por ai do të jetë i përfshirë me infeksione të tjera në vjeshtë. Në përzierjen e këtyre infeksioneve do të kemi edhe Covid. Duhet të jetojmë në një linjë sipas shfaqjes së Covid në vendin tonë”, tha Kalo në mbledhjen e ekspertëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094950199127197
array(1) { ["section"]=> string(134) "live-me-ramen-mjeku-i-njohur-tritan-kalo-jep-lajmin-e-shumepritur-s-do-kemi-rikthim-te-covid-ne-vjeshte-ja-c-do-ndodhe-realisht-205486" }