Llalla non-grata, deklarata e fortë e Hoxhës: SHBA ka të tjerë në listë me emra...

Publikuar tek: politike, më 23:39 19-02-2018 Llalla non-grata, deklarata e fortë e Hoxhës: SHBA ka të tjerë në listë me emra...

Gazetari Artan Hoxha shprehet se shpallja non-grata e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla nga SHBA, është një mesazh për politikanët që e kanë vendosur dhe mbështetur.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Hoxha tha se SHBA është e sigurtë që ka një listë me persona të tjerë, megjithëse ai nuk e di sesi SHBA do të veprojë me ta.

Deklarata e Hoxhës:

Në deklaratën e ambasadës amerikane është thënë se Llalla nuk donte të hetonte politikanë. Është një mesazh se si u vu Llalla, propozim i Metës dhe miratim i Berishës. Ai ka qenë prokurori që ka patur atmosferën më të rehatshme për të hetuar.

U vu nga mazhoranca e djathtë dhe qeverisi me maxhorancën e majtë.

Avioni ra një drogë në Ishëm, dhe u kap piloti të gjallë për herë të parë, kush e kishte dhënë sigurinë se do vinte në Shqipëri. Atë e lanë pa i marrë asnjë detaj.  Pse Llalla e mbajti kot për 5 muaj, pse nuk e zbërthyen. Në deklaratën e sekretarit ë shtetit thuhet se ka informacione të besueshme”, tha Hoxha.

A ka të tjerë në listë?

Kjo është e sigurt që ka të tjerë në listë, formën dhe mënyrën nuk e di nëse si do të veprohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012045860290527
array(1) { ["section"]=> string(76) "llalla-non-grata-deklarata-e-forte-e-hoxhes-shba-ka-te-tjere-ne-liste-110803" }