Llalla ‘non-grata’ në SHBA, flet për herë të parë presidenti Ilir Meta

Publikuar tek: politike, më 00:02 28-02-2018 Llalla ‘non-grata’ në SHBA, flet për herë të parë presidenti Ilir Meta

Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur për herë të parë vendimin e Shteteve të Bashkuara të  Amerikës për shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Me nga studio e emisionit “Studio e Hapur” në “Neës 24” ka deklaruar se nuk mund të komentojë vendimet që merren nga SHBA.

Meta theksoi se e vetmja dijeni nga SHBA ka qenë në rastin e shortit të KED kur u kërkua për të parë nëse kishte shkelje të ligjit nga Prokuroria dhe pas verifikimeve rezultoi se nuk kishte shkelje ligjore.

“Nuk kam arsye për të komentuar vendimet që merren nga Shtetet e Bashkuara. Është e drejtë e tyre të marrin vendim edhe për Llallën edhe për këdo tjetër. Kam pasur dijeni vetëm për heqjen e vizave të tij për shkak të lindjes së bashkëshortes së tij në SHBA.

Nuk mund të merrem unë me këtë çështje. Shtete e Bashkuara janë një shtet serioz dhe duke qenë shtet serioz dhe demokratik në çdo rast merr vendimet e duhura apo di të pozicionohet si duhet. Ne kemi pasur vetëm një rast kur është hedhur shorti për KED , kur Prokuroria e Përgjithshme kishte detyrën e saj për propozimet, dhe ka pasur një shqetësim nga ndërkombëtarët se mos Prokuroria ka shkelur ligjin për kandidatët. Pasi janë hetuar dhe verifikuar këto pretendime ka rezultuar se prokuroria ka vepruar në mënyrë korrekte kërkesat. Nuk kam asnjë dijeni dhe asnjë informacion tjetër për këto lloj raportesh,” tha Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094969272613525
array(1) { ["section"]=> string(74) "llalla-non-grata-ne-shba-flet-per-here-te-pare-presidenti-ilir-meta-111700" }