Llalla nxjerr foton: Mbrëmë në Përmet kanë zbarkuar diplomatët grekë. Jep edhe emrin që fshihet pas: Le të më akuzojë për shpifje

Publikuar tek: aktualitet, më 11:21 22-10-2015 Llalla nxjerr foton: Mbrëmë në Përmet kanë zbarkuar diplomatët grekë. Jep edhe emrin që fshihet pas: Le të më akuzojë për shpifje Makinat e diplomateve greke te kryetari i bashkise se Permetit

Sot Këshilli Bashkiak i Përmetit pritet të miratojë prishjen e Pallatit të Kulturës. Historiani Arben Llalla ka publikuar një foto ku duken makinat e diplomatëve grekë duke hyrë te kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko SHupuli, që siç bën me dije Llalla, është vllah. Historia nxjerr edhe emrin e mbështetësit të projektit: Niko Peleshin, për të cilin thotë se mund të hapë edhe proces gjyqësor për shpifje po të dojë por nuk do të ketë asnjë marrëveshje në dëm të çështjes kombëtare.

“Makinat e diplomatëve grek mbrëm tek kryetari i bashkisë së Përmetit i cili është vllah. Diplomatët grek kanë kërkuar prishjen e pallatit, sot këshilli i Bashkisë miraton këtë turp. Por kush është mbështetësi i këtij projektit? Poshtë e lartë thonë se është Niko Peleshi, tani mundet Peleshi le të hapi proces gjyqësor për shpifje ndaj meje. NUK DO TË KETË ASNJË MARRËVESHJE NË DËM TË ÇËSHTJES TIME KOMBËTARE”, shkruan Llalla.

Pak më parë Aleanca KuqeZi denoncoi skandalin korruptiv sipas saj të Ramës me Janullatosin në Përmet.

“Projekti Peleshi -Janullatus pazar anti-kombëtar 1 milion euro greke për Kishën e Përmetit. Dy këshilltar largohen nga rilindja kundër projekti dhe bashkohen me Aleancën kuqezi”, thuhej në reagimin e AK.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Ish-Zyrtarët e ALUIZNI-t dëm 370 mijë euro’’, Prokuroria formulon akuzat. Ja emrat
Skandali, me 10 mijë lekë depilohesh në Qendrën Shëndetësore në Berat, infermierja në dijeni »
Article Logic
Execution time: 0.011656999588013
array(1) { ["section"]=> string(132) "llalla-nxjerr-foton-mbreme-ne-permet-kane-zbarkuar-diplomatet-greke-jep-edhe-emrin-qe-fshihet-pas-le-te-me-akuzoje-per-shpifje-23709" }