Llalla tregon EMRA: U arrestuan edhe dy shokë të Konstandinit në Kakavijë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:38 29-10-2018 Llalla tregon EMRA: U arrestuan edhe dy shokë të Konstandinit në Kakavijë

Historiani Arben Llalla ka folur ditën e sotme për vrasjen e ekstremistik grek Konstandinos Kacifa nga forcat RENEA.

Llalla tregoi se më 25 tetor rreth orës 12:00 janë arrestuar edhe dy shokë të tjerë të Kacifas por janë lëshuar pasdite pasi pretendon se ka ndërhyrë konsulli grek i Gjirokastrës.

Sipas Llallës, njëri nga personat e arrestuar quhet Mondi Kolilas.

“Janë kapur dy shokë të Konstandinit. Janë lëshuar me ndërhyrjet e konsullit grek të Gjirokastrës. Nuk i la policia se nuk pati elemente por pati ndërhyrje. Është kapur Mondi Kolilas dhe një person tjetër më 25 tetor rreth orës 12:00 dhe janë lëshuar pasdite. Janë bashkëpunëtorë të Agimit të Artë. I vrari është anëtarë dhe i trupit të sigurimit të Agimit të Artë. Janë paraushtarakë të Qeverisë greke.”, tha Llalla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030822992324829
array(1) { ["section"]=> string(79) "llalla-tregon-emra-u-arrestuan-edhe-dy-shoke-te-konstandinit-ne-kakavije-139547" }