Lleshaj: Basha u rikthye në vesin e bllokimit të rrugëve, sot u fshehën pas grave dhe fëmijëve

Publikuar tek: politike, më 18:42 13-10-2019 Lleshaj: Basha u rikthye në vesin e bllokimit të rrugëve, sot u fshehën pas grave dhe fëmijëve Ministri Sandër Lleshaj / Protesta te Astiri

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i bën thirrje qytetarëve që protestojnë te zona e “Unazës së Re” të mos keqpërdoren politikisht si dhe të distancohen nga shkeljet e ligjit.

Lleshaj ironizon rikthimin e kryedemokratit Lulzim Basha pas gati 7 muajsh te protesta e banorëve të “Astirit” duke thënë se i është rikthyer vesit të bllokimit të rrugëve me një risi këtë herë, duke u fshehur pas fëmijëve dhe grave.

Lleshaj i bën apel protestuesve të zgjedhin rrugën institucionale për zgjidhjen e problemit e të mos bllokojnë një nga arteriet kryesore të Tiranës.

Reagimi i plotë:

Pushimet e verës duket se nuk e ndihmuan Partinë Demokratike për të gjetur udhën e politikës.

Sot, më 13 tetor, ajo u rikthye përsëri në vesin e vjetër të bllokimit të rrugëve, por kësaj radhe me një “risi” të mjerë. Drejtues të saj u fshehën pas fëmijëve dhe grave, të cilët u përdorën në mënyrë abuzive, si shprehje tronditëse e mungesës së përgjegjshmërisë dhe e kurajos.

Drejtuesit e PD duhet të dinë mirë një gjë:

Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdorur politikisht. Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapolitik i dalë dëshpërimisht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit.

Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij manipulimi që të distancohen nga shkeljet e ligjit, që të mbajnë fëmijët larg politikës së rrugës dhe që të mos lejojnë keqpërdorimin e vetes për interesa politike!

E drejta e tyre nuk mund të gjendet kurrë tek bllokimi i arterieve kryesore të kryeqytetit, por vetëm te rruga institucionale.

Iluzioni se problemet mund të zgjidhen përmes vetëgjyqësisë, që promovon PD, është i kotë dhe i dëmshëm për të gjithë.

E vetmja rrugë e arsyeshme për të zgjidhur problemet është qasja institucionale. Institucionet janë plotësisht të gatshme dhe të përgatitura për të trajtuar në rrugë ligjore problemet e qytetarëve.

dfgdfghdfhderh4h4rh.jpg

Protesta te "Astiri", foto e postuar nga ministri Lleshaj

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023283958435059
array(1) { ["section"]=> string(99) "lleshaj-basha-u-rikthye-ne-vesin-e-bllokimit-te-rrugeve-sot-u-fshehen-pas-grave-dhe-femijeve-181909" }