Lleshaj e quan sukses të policisë uljen e vdekjeve nga aksidentet në muajt e fundit, por harron 3 mujorin e karantinës: Në 2050 synojmë zero jetë të humbura

Publikuar tek: aktualitet, më 16:57 07-08-2020 Lleshaj e quan sukses të policisë uljen e vdekjeve nga aksidentet në muajt e fundit, por harron 3 mujorin e karantinës: Në 2050 synojmë zero jetë të humbura Sander Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaron se në 7 muajt e fundit ka pasur një ulje të kurbës së aksidenteve rrugore, duke e konsideruar këtë një sukses të institucioneve.

Mirëpo, ish-ministri nuk e ka llogaritur se për 3 muaj (mars, prill, maj) vendi ynë ka qenë në karantinë totale, ku nuk u lejua lëvizja e lirë e makinave.

Ndërkaq Lleshaj ka shprehur synimin, për të ulur kurbën e aksidenteve, me objektiv zero jetë të humbura, për vitin 2050.

"2020 e shpallëm Vitin e Sigurisë Rrugore, me synimin të vijojmë uljen e kurbës së aksidenteve, me objektiv zero jetë të humbura në 2050.

Numri i jetëve të shpëtuara në këto 7 muaj është tregues sinjifikativ për punën e bërë nga institucionet dhe rritjen e përgjegjshmërisë tek drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës.

Në vjeshtë 2020 do të kemi gati dhe do të prezantojmë paketën e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimet në Kodin Rrugor, që forcojnë masat dhe i bëjnë rrugët tona më të sigurta", shkruan Sandër Lleshaj.

117210920_630679857581346_3727726345998388832_o.jpg

117340844_630679890914676_3776353228455254417_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010451078414917
array(1) { ["section"]=> string(161) "lleshaj-e-quan-sukses-te-policise-uljen-e-vdekjeve-nga-aksidentet-ne-muajt-e-fundit-por-harron-3-mujorin-e-karantines-ne-2050-synojme-zero-jete-te-humbura-216417" }