Lleshaj flet nga Libani: Nuk dua të jap shpresa të kota, por po punojmë për kthimin e fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol

Publikuar tek: politike, më 20:24 22-09-2020 Lleshaj flet nga Libani: Nuk dua të jap shpresa të kota, por po punojmë për kthimin e fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ndodhet në Liban, ku gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një sërë takimesh me krerët e lartë të shtetit, për të mundësuar kthimin e fëmijëve shqiptarë që ndodhen në kampin Al-Hol të Sirisë.

52 fëmijë shqiptarë që kanë shkuar në Lindjen e Mesme me prindërit, gjatë ekspansionit të xhihadistëve të ISIS, kanë mbetur tashmë të bllokuar në këtë kamp. Shumë prej tyre janë jetimë pasi kanë humbur një apo të dy prindërit në luftë.

Lleshaj tha në emisionin “Open” se po punon për kthimin e tyre, ndonëse situata në terren është shumë e vështirë, kjo edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Është një çështje mjaft e ndërlikuar për të cilën po diskutojmë me autoritetet e Libanit për të bërë të mundur kthimin e fëmijëve. Ishin dy ngjarje të mëdha, tërmeti dhe pastaj pandemia, që bënë që të gjitha planet të ndryshojnë, edhe këtu në terren. Kufijtë me Sirinë janë të mbyllur. Nuk dua të bëj shpresa të kota, por ne po merremi me këtë punë. Kam patur takime me të gjithë autoritetet që janë këtu në Liban”, u shpreh Lleshaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014100074768066
array(1) { ["section"]=> string(126) "lleshaj-flet-nga-libani-nuk-dua-te-jap-shpresa-te-kota-por-po-punojme-per-kthimin-e-femijeve-shqiptare-nga-kampi-al-hol-221293" }