LLESHAJ kritika qeverisë për buxhetin, zbulon rrogën e tij: Asnjë rritje page për punonjësit, marr sa roja Ministrit të Brendshëm të Kosovës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:41 21-11-2019 LLESHAJ kritika qeverisë për buxhetin, zbulon rrogën e tij: Asnjë rritje page për punonjësit, marr sa roja Ministrit të Brendshëm të Kosovës Ministri i Brendshëm Lleshaj duke folur në Komisionin e Sigurisë Kombëtare

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kritikoi projekt-buxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm, i cili nuk parashikon asnjë rritje rroge për punonjësit e rendit.

Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, shefi i Punëve të Brendshme në Shqipëri zbuloi rrogën e tij, e cila është e njëjta me rojen e homologut të tij të Kosovëss (900 €).

''Me këtë buxhet nuk është parashikuar rritje page për punonjësit e policisë. Sigurisht që duhet rritje dhe do parashikohet në 6 mujorin e dytë.

Gjatë një takimi që pata me ministrat e Ballkanit mora vesh se roja i Ministrit të Brendshëm të Kosovës tha se merrte 900 € pagë. Roja atje merr aq pagë sa kam edhe unë'', bën me dije Lleshaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075631141662598
array(1) { ["section"]=> string(144) "lleshaj-kritika-qeverise-per-buxhetin-zbulon-rrogen-e-tij-asnje-rritje-page-per-punonjesit-marr-sa-roja-ministrit-te-brendshem-te-kosoves-186707" }