Lleshaj për projektligjin e OFL: Një pjesë e pasurive shkon për viktimat e krimit, një pjesë për agjencitë që e luftojnë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:57 02-07-2020 Lleshaj për projektligjin e OFL: Një pjesë e pasurive shkon për viktimat e krimit, një pjesë për agjencitë që e luftojnë Sander Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha sot në Kuvend se përpjekja e qeverisë në luftën kudër krimit ka shënuar rritje të ndjeshme.

Ndërkaq teksa foli për projektligjin për goditjen e krimit të organizuar Lleshja tha se ky projektligj zgjidh dy çështje kryesore, e para zgjidh problemin me administrimin e sekuestrove duke e lënë në dorë të vetëm një administratori që është Agjencia, dhe çështja e dytë është se një pjesë e konfiskime dhe aseteve do të shkojnë në mbështetje të viktima të krimit dhe pjesa tjetër për institucionet dhe agjencitë që luftojnë krimin.

"Shqipëria ka problem të madh me krimin e organizuar në këto 30 vite dhe kjo periudhë e errët në vendin tonë duhet të marrë fund dhe për këtë nuk mjafton vetëm dënimi penal me  dënimin me burg. Adresimi i bizneseve që gjenerohen nga veprimtaria kriminale janë në fokus të aksionit të OFL dhe duhet të tregojmë se krimi nuk mund të jetë një model i suksesshëm biznesi.

Ky projektligj adreson pikërisht këtë çështje, si të administrojmë pasuritë kriminale të konfiskuara. Kemi pasur një situatë të ngatërruar të administrimit të sekuestrimit ku gjykatat caktonin një administrator për çdo sekuestro e konfiskime dhe me ligjin e ri gjykata do të caktojë vetëm një administratorë dhe ajo do të jetë Agjencia dhe jo më me qindra administratorë.

Në kuadër të sekuestrimeve një pjesë e aseteve do të shkojë në mbështetje të viktimave të këtij krimi dhe  agjencive që angazhohen në luftën kundër krimit dhe të ndihmojë më shumë policinë e shtetit dhe institucionet që veprojnë kundër krimit të organizuar. OFL po shënon rezultate në rritje dhe aksioni është orientuar drejt parimit, të shkatërrojmë biznesin e krimit dhe të bindin cilido se pasuritë e fituara nga krimi nuk mund të gëzohen në Shqipëri", tha Lleshaj në Kuvend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010133981704712
array(1) { ["section"]=> string(125) "lleshaj-per-projektligjin-e-ofl-nje-pjese-e-pasurive-shkon-per-viktimat-e-krimit-nje-pjese-per-agjencite-qe-e-luftojne-212591" }