Lleshaj për situatën ne Kakavijë: Do vendosen pika kontrolli në akset që çojnë drejt kalimit të kufirit, shtyni udhëtimin deri në një moment tjetër

Publikuar tek: aktualitet, më 12:49 15-08-2020 Lleshaj për situatën ne Kakavijë: Do vendosen pika kontrolli në akset që çojnë drejt kalimit të kufirit, shtyni udhëtimin deri në një moment tjetër

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar mbi situatën e rënduar që paraqitet në Kakakvijë, ku me mijëra qytetarë prej 4 ditësh qëndrojnë në radhë të gjata për të kaluar në shtetin fqinj.

Lleshaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe të pritjes në radhë të gjatë të qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar.

Ndër të tjera ai shkruan se do t’u kërkohet qytetarëve të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtashëm, ose të paktën të ndalojnë dhe të presin në kushte më të përshtatshme në qytetet ose fshatrat përgjatë rrugës, deri në krijimin e mundësive reale për kalimin e kufirit.

“Me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, gjendja mbetet ende problematike.

Me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe të pritjes në radhë të gjatë të qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar për të këshilluar dhe kërkuar nga qytetarët që të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtashëm, ose të paktën të ndalojnë dhe të presin në kushte më të përshtatshme në qytetet ose fshatrat përgjatë rrugës, deri në krijimin e mundësive reale për kalimin e kufirit, pa orë të stërgjatura pritjeje.

Ftojmë qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim me forcat e Policisë dhe strukturat e tjera të angazhuara në menaxhimin e kësaj situate të pazakontë, të padëshiruar, por edhe të pashmangshme,” shkruan Lleshaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096180438995361
array(1) { ["section"]=> string(152) "lleshaj-per-situaten-ne-kakavije-do-vendosen-pika-kontrolli-ne-akset-qe-cojne-drejt-kalimit-te-kufirit-shtyni-udhetimin-deri-ne-nje-moment-tjeter-217208" }