Lleshaj përplaset me Klodiana Lalën: Bëj pyetje, nuk kam ardhur për komente

Publikuar tek: aktualitet, më 22:58 11-11-2019 Lleshaj përplaset me Klodiana Lalën: Bëj pyetje, nuk kam ardhur për komente

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se plani që ishte përgatitur për shpëtimin e personave të tjerë shqiptarë që ndodhen në kampe si Alvin Berisha, u shkatërrua për shkak të ndryshimeve në rajon.

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, teksa fliste për kohën e ndërhyrjes së palës shqiptare për shpëtimin e shqiptarëve, Lleshaj është përplasur me gazetaren Klodiana Lala.

Debati mes tyre ka devijuar deri sa, ministri i ka thënë që nuk ke ardhur në emsion si opinoniste.

Debati:

Klodiana Lala: Për 8 muaj ju nuk bëtë asgjë. Nga Marsi deri në Tetor.

Sandër Lleshaj: Nëse ju mendoni se nuk kemi bërë asgjë, nuk kemi bërë asgjë.

Klodiana Lala: Më thuaj një të kthyer me ndërmjetësim të Ministrisë së Brendshme. Ju thoni kemi bërë përgatitje 8 muaj, por ndërkohë…

Sandër Lleshaj: Në qoftë se kemi shpëtuar një person…

Klodiana Lala: Kë keni shpëtuar? Alvin Berishën që ndërhynë italianët…

Sandër Lleshaj: Do bësh pyetje apo komente, se me komente nuk flas unë.

Klodiana Lala: Kam të drejtën edhe të komenteve.

Sandër Lleshaj: Jo nuk kam ardhur për komente. Nuk komentoj me ju.

Klodiana Lala: Këtë e vendos drejtuesi i emisionit nuk e vendosni ju.

Sandër Lleshaj: E vendos edhe unë. Komete nuk bëj unë. Më bëj pyetjen. Zonja Lala kam ardhur me idenë se gazetarët bëjnë pyetje.

Klodiana Lala: Po të bëj pyetjen. Nga Marsi në Tetor çfarë bëtë? Goditja e grupit xhihadistëe ka ndodhur në vitin 2014. Ne nuk e kishim të panjohur situatën.

Sandër Lleshaj: Rënia e ISIS ka shtruar çështjen e tërheqjes së luftëtarëve.

Klodiana Lala: Po ju pyes konkretisht për një periudhë 8-mujore ku ju nuk keni bërë asgjë përveçse flisni për plane në letra.

Sandër Lleshaj: Për këto flisni nesër në gazeta. Gjithë çështja për shpëtimin e fëmijëve ka lindur pas lindjes së ISIS si entitet. ISIS nuk ka rënë para dy vjetësh.

Klodiana Lala: Në muajin Mars deri kur hynë turqit janë 8 muaj zoti ministër. Është kohë shumë e gjatë për ta bërë.

Sandër Lleshaj: Sikur të ishit ju ndoshta do e kishit bërë. Nuk është aq kollaj atje.

Klodiana Lala: Nuk po pretendoj se është kollaj.

Sandër Lleshaj: Zonja Lala mundoheni për hir të gjërave shiheni pozitiv. U shpëtua një njeri. Kur shpëtohet një njeri mund të jetë shpëtuar një qytetërim i tërë, një fis i tërë që shpresoj se vjen pas atij djali. Është bërë shumë edhe me një njeri.

Klodiana Lala: Kjo është shumë patetike zoti ministër.

Sandër Lleshaj: Është realiste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032480001449585
array(1) { ["section"]=> string(80) "lleshaj-perplaset-me-klodiana-lalen-bej-pyetje-nuk-kam-ardhur-per-komente-185541" }