Lleshaj shfajëson Policinë për shembjen e Teatrit: U thirr dhe zbatoi detyrën, nuk është Gjykatë të vendosë çfarë është e drejtë...

Publikuar tek: politike, më 10:32 04-06-2020 Lleshaj shfajëson Policinë për shembjen e Teatrit: U thirr dhe zbatoi detyrën, nuk është Gjykatë të vendosë çfarë është e drejtë... ministri i Brendshem Sander Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj në interpelancën e kërkuar nga disa deputetë të opozitës parlamentare ka folur për përgjegjësitë e policisë në ditën që u shemb godina e Teatrit kombëtar.

Lleshaj ka shfajësuar Policinë e Shtetit, duke thënë se efektivët nuk kanë shkuar me dëshirën e tyre, por janë thirrur nga Policia Bashkiake e Tiranës dhe IMT, pasi disa persona kishin uzurpuar teatrin.

Ai thotë se policia nuk është Gjykatë që të vendosë cili vendim është i drejtë apo i gabuar, ndërsa shprehet se gjithmonë policia do të jetë në shërbim të ♪5do thirrje nga qytetarët.

"Përgjegjësi të prë kam shërbimin ndaj qytetarëve. Unë jam me qytetarët dhe policinë përballë atyre që i kundërvihen ligjit. Mirëkuptoj ata që u prekën nga zhvillimet e 17 majit. Nuk kam ndërmend që të harxhoj kohën me çështjen e arkitekturës apo trashëgiminë. Me keqardhje kam konstatuar se historia e godinës degradoi në një sherrnajë të rëndomtë politike, e cila margjinalizoi përfshirjen e personaliteteve që janë vetë teatri. Policia nuk shkoi me iniciativën e saj, por u thirr për të përmbushur detyrimet ligjore.

Policia ka për detyrë t'u përgjigjet thirrjeve të autoriteteve, por policia nuk shkoi si palë, por si autoritet ligj-zbatues. Policia në Shqipëri apo çdo vend tjetër nuk e ka luksin ta bëjë vetë ligjin. Ligji e detyron policinë të përgjigjet ndaj kërkesave të çdo pronari. Në 17 maj u thirr nga Policia Bashkiake, nga IMT e Tiranës, për një pronë në pronësi të Bashkisë që ishte uzurpuar nga një grup personash pa asnjë autorizim. Policia kishte dy alternative: t'i përgjigjej kërkesës ose ta refuzonte. Piolicia zgjodhi detyrimin ligjor. Thirrjet për të hedhur kapelet dëshmojnë se sa larg jemi me parimet për funksionimin e shtetit. Policia nuk është Gjykatë", tha Lleshaj ndër të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097980499267578
array(1) { ["section"]=> string(133) "lleshaj-shfajeson-policine-per-shembjen-e-teatrit-u-thirr-dhe-zbatoi-detyren-nuk-eshte-gjykate-te-vendose-cfare-eshte-e-drejte-209016" }