Lleshaj: Shifrat vijojnë të ulen, por aksidentet rrugore vrasin më tepër sesa kriminelët

Publikuar tek: aktualitet, më 09:05 12-09-2019 Lleshaj: Shifrat vijojnë të ulen, por aksidentet rrugore vrasin më tepër sesa kriminelët

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur se numri i viktimave nga aksidentet rrugore vijon të ulet, nga 353 në vitin 2010 ka zbritur në 213 në vitin 2018.

Për ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, Lleshaj ka pritur në zyrën e tij ekipin fitues të biçiklistëve të vegjël nga shkolla 9-vjeçare “Pjetër Budi” në Tiranë, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar që zhvillohet në Gjenevë javën e ardhshme.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Lleshaj thotë se ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të angazhuara për të shtuar përpjekjet në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore.

Statusi i plotë:

Megjithëse numri i viktimave nga aksidentet rrugore vijon të ulet (nga 353 në vitin 2010 ka zbritur në 213 në vitin 2018), aksidentet në rrugë vrasin shumë herë më tepër sesa kriminelët.
Ndërgjegjësimi i përdoruesve të rrugës dhe i opinionit publik në përgjithësi mbetet rruga kryesore për të shpëtuar jetët njerëzore nga rreziqet e sjelljes së papërgjegjshme në rrugë.
Për këtë qëllim, prita me kënaqësi sot ekipin fitues të biçiklistëve të vegjël nga shkolla 9-vjeçare “Pjetër Budi” në Tiranë, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar që zhvillohet në Gjenevë javën e ardhshme.
Këta fëmijë janë një model i bukur angazhimi në shërbim të sigurisë në rrugë dhe e ardhmja e tyre është një thirrje e fortë për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë për më shumë kujdes dhe përgjegjësi në qarkullimin rrugor.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të angazhuara për të shtuar përpjekjet në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, ndërkohë që bashkëpunimi i qytetarëve mbetet i pazëvendësueshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028915882110596
array(1) { ["section"]=> string(93) "lleshaj-shifrat-vijojne-te-ulen-por-aksidentet-rrugore-vrasin-me-teper-sesa-kriminelet-178165" }