Lleshaj takim me drejtorët e policisë dhe prefektët, i prerë për hashashin: Zgjohuni nga gjumi, t'i zbulojmë me helikopterët tanë

Publikuar tek: kulture-art, më 14:04 02-06-2020 Lleshaj takim me drejtorët e policisë dhe prefektët, i prerë për hashashin: Zgjohuni nga gjumi, t'i zbulojmë me helikopterët tanë Sander Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një diskutim online me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu, drejtorët e qarqeve dhe prefektët, ndërsa është shprehur se 4 qarqe janë me risk në luftën anti-kanabis.

Për të zbuluar rastet e mbjelljes së kanabvisit, Llehsja tha se do të përdoren helikopterët që Shqipëria ka, ndërsa u ka bërë thirrje drejtuesve të institucioneve të angazhohen në këtë luftë anti-kanabis.

"Duhet të përdorim flotën e helikopterëve që kemi, bazuar te informacionet që kemi, jo fluturime të përgjithshme, të orientuara paraprakisht, të mbulojë të gjitha sipërfaqe me risk. Sipas informacione që disponoj, zona me risk konsiderohen ende  Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora, ku kërkohet përqendrim vëmendje maksimale, pa lënë në heshtje pa konsideruar edhe të tjera, si Lezha, Berati, Elbasani, tentativa për kultivim ka në shumë qarqe.

Përgjegjësia është lufta në tre fronte, vënia para përgjegjësisë e administratorëve. Fenomeni lidhet me punën e pamjaftueshme dhe kriminale edhe brenda policisë së shteti që duhet të identifikohen dhe vendosen para përgjegjësisë.

Vjet kemi pasur disa raste që janë proceduar për mos kryerje të detyrës apo përfshirë me elementët kriminalë. Edhe sivjet ka pasur, që nuk kanë bërë detyrën, deri në nivele të larta të policëve kanë shkelur kodin e etikës, nderit, kanë dëmtuar imazhin e policisë dhe janë përfshirë në veprimtari kriminale.

Shtoni kërkesën e llogarisë. Vendin e kemi bashkë të gjithë, përgjegjësinë e kemi bashkë të gjithë dhe të gjithë të angazhohemi. Puna do të jetë pjesë e CV-së së secilit, zgjoni këdo nga gjumi. COVID-i konsiderohet si fazë tjetër, na duhet falja në terren e të gjithëve, punonjësve të bashkive, inspektorateve dhe të gjithëve".

Leshaj kishte një porosi të veçantë edhe për prefektët, që të sqarojnë se pavarësisht debatit që po bëhet lidhur me mundësinë e legalizimit të hashashit mjekësor, kjo nuk ka asnjë lidhje me faktin që kultivimi i kanabisit është i ndaluar dhe kështu do të jetë, prandaj u kërkoi qytetarëve mos të tentojnë, pasi do të përfundojnë në burg.

"Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe trafikimi i tij nuk lidhen asgjëkundi me njëri tjetrin. Sa më tepër që të vijojë diskutimi, aq më e madhe bëhet nevoja dhe angazhimi për ta luftuar thellë dhe në mënyrë frontale kultivimin ilegal. Janë dy cështje të ndara dhe duhet të bëhet e qartë, që jo vetëm që nuk ka zbehje, por kërkohet shtesë e angazhimit kundër kultivimit ilegal të kanabisit. Për atë legal nëse do të shkohet bëhet fjalë për një masë të kufizuar, nuk mund të konfondohet.

Ka njerëz që mund të bien viktimë, qëllimi ynë nuk është të mbushim burgjet. Nuk do të lëmë luftën kundër tij asnjë ditë. Diskutimi për përdorimin mjekësor vetëm sa e shton angazhimin dhe përgjegjësinë e policisë për të frenuar kultivimin" tha Lleshaj. Një merak, Lleshaj e kishte edhe për turizmin dhe respektimin e hapësirave publike duke i kërkuar policisë që "Edhe një çadër pa leje në plazh ta konsideroni bimë narkotike".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01006293296814
array(1) { ["section"]=> string(133) "lleshaj-takim-me-drejtoret-e-policise-dhe-prefektet-i-prere-per-hashashin-zgjohuni-nga-gjumi-t-i-zbulojme-me-helikopteret-tane-208777" }