Lleshaj thirrje shqiptarëve: Nxitoni të bëni aplikimet për pasaporta, shmangni stresin e dhjetorit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:14 13-11-2019 Lleshaj thirrje shqiptarëve: Nxitoni të bëni aplikimet për pasaporta, shmangni stresin e dhjetorit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë të aplikojnë për pasaporta dhe letër njoftime përpara muajit janar.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Lleshaj e quan vonesën e aplikimeve një shqetësim.

Kujtojmë që gjatë fundvitit aplikimet nuk shtohen vetëm për shkak të skadencës së dokumenteve, por edhe për arsye të festave.

Statusi i plotë:

2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi.

Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar.

Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetër skadojnë dhe zhgënjimi i janarit, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të NXITOJNË për të aplikuar në zyrat përkatëse.

75311427_458204281495572_7636196821424930816_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070488452911377
array(1) { ["section"]=> string(103) "lleshaj-thirrje-shqiptareve-nxitoni-te-beni-aplikimet-per-pasaporta-shmangni-stresin-e-dhjetorit-185772" }