Dhunohet për herë të dytë, pas muajit janar përmendorja që përkujton masakrat greke në Shqipëri. Përmendorja në Llogara, në rrugën Vlorë-Himarë është dhunuar para datës 25 mars, ditë kur Greqia feston Pavarësinë.
Sipas raportimit të gazetarit Arben Llalla, dhunimi i përmendores që përkujton masakrat greke 1912-1917 dhe luftën e shqiptarëve për mbrojtjen e kufijve mban mbishkrimin “MAVI”. Kjo është një organizatë terroriste greke që si qëllim të saj ka aneksimin e jugut shqiptar.
Në prill të 1994, një komando terrorist grek i organizatës “MAVI” sulmoi repartin ushtarak shqiptar në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, duke vrarë kapitenin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arben Gjini.
Për vrasjen e vitit 1994 janë akuzuar disa persona, mes tyre dhe një grek që sot është deputet në Athinë dhe një minoritar që mund të jetë në zgjedhjet e 21 Qershorit, kandidat për kryetar Bashkie. Këta persona u akuzuan si pjesëmarrës, por akuzat nuk u vërtetua asnjëherë nga prokuroria.
Përmendorja dhunuar në muajin Janar