Lobim i fshehtë rus te PD-ja, Lulzim BASHA thirret si i pandehur për falsifikim dokumentesh

Publikuar tek: aktualitet, më 14:51 08-11-2019 Lobim i fshehtë rus te PD-ja, Lulzim BASHA thirret si i pandehur për falsifikim dokumentesh Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha merret si i pandehur.

Mësohet se mbi kreun e demokratëve rëndon akuza e falsifikimit të formularëve dhe e pastrimit të parave.

Prokuroria e Tiranës po heton gjithashtu edhe për ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristanin dhe financierin e PD-së Ilir Dervishin. Basha, Dervishi dhe Ristani janë marrë të pandehur lidhur me akuzën se kanë fshehur 650 mijë dollarë financime ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Nga ana tjetër, raportohet se Prokuroria ka mbyllur hetimet për Bashën, Ristanin dhe Dervishin dhe tashmë ata duhet të përballen në gjykatë.

Selia blu dhe kreu i saj Lulzim Basha akuzohen se nga qeveria se kanë financuar në mënyrë të dyshimtë biznesmenin kanadez Nick Muzin, i cili punonte për llogari të kompanisë lobuese ''Biniatt Trade'', pas së cilës dyshohet se fshihet një oligark rus.

LEXO MË SHUMË: 
'Jo-financimimit rus', media e njohur europiane ‘demaskon’ PD-në dhe Lulzim BASHËN: I dhanë mbi 600 mijë € Nick Muzin (E KALUARA E BIZNESMENIT KANADEZ, SKEMA E LOBIMIT)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074889659881592
array(1) { ["section"]=> string(116) "lobim-i-fshehte-rus-te-pd-ja-lulzim-basha-thirret-si-i-pandehur-per-falsifikim-dokumentesh-dhe-pastrim-parash-185175" }