Lobimi i PD në SHBA, Basha sot në Prokurori

Publikuar tek: aktualitet, më 09:13 25-03-2019 Lobimi i PD në SHBA, Basha sot në Prokurori

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do te paraqitet sot në Prokurorinë e Tiranës, për dosjen e lobimit në SBBA.

Pak ditë më parë, kur zhvillohej protesta e opozites para Kuvendit, Basha ndodhej në Bruksesl dhe refuzoi thirrjen e parë të prokurorisë pas ardhjes së letërporosive nga SHBA.

Basha e konsideroi kërkesën e paraqitjes në prokurori për njohjen e akteve rreth hetimit për respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike si të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.

Kryedemokrati bëri të ditur se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demorkatike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën ata nuk ka nevojë të informohen dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën.

 Kreu i PD-së u thirr nga organi i akuzës, pas mbërritjes së letër-porosive nga SHBA dhe Skocia, në lidhje me dyshimet mbi kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U përplas nga kamioni, vdes në spital 50-vjeçari
Basha mbërrin në Prokurori, PD sqaron arsyen pse kryedemokrati 'ndryshoi mendje' »
Article Logic
Execution time: 0.01123309135437
array(1) { ["section"]=> string(49) "lobimi-i-pd-ne-shba-basha-sot-ne-prokurori-157769" }