Lobimi në SHBA, Ristani nga prokuroria: Akuzë e nxitur politikisht, nuk ka asnjë dokument

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 18-06-2019 Lobimi në SHBA, Ristani nga prokuroria: Akuzë e nxitur politikisht, nuk ka asnjë dokument

Ish-Sekretari i Partisë Demokratike Arben Ristani është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës.

Ristani është thirrur nga organi i akuzës për t'u pyetur rreth çështjes së lobimit në SHBA.

Pas dhënies së dëshmisë në prokurori, Ristani është shprehur se kjo është një akuzë e nxitur politikisht.

'Unë si ish sekretar i përgjithshëm i PD nuk kam asnjë dokument që të ketë të bëjë me dhënie apo marrje financash me individë brenda e jashtë vendit.

Nuk ka asnjë dokument, nuk kam asnjë bisedë formale dhe joformale që të ketë të bëjë me dhënie apo marrje pagesash.

Akuza është e nxitur dhe organizuar politiksht, por mesa duket fundi po i vjen kësaj qeverie. Unë kam shpresë që në këtë vend do të ketë prokurorë që janë të ndërgjegjshëm që ky vend mund të bëhet', u shpreh Ristani.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025816917419434
array(1) { ["section"]=> string(93) "lobimi-ne-shba-ristani-nga-prokuroria-akuze-e-nxitur-politikisht-nuk-ka-asnje-dokument-168716" }