'Lobingu me para ruse', Balla: 'Zëri i Amerikës' e çmontoi publikisht gënjeshtarin Basha

Publikuar tek: barometri, më 08:28 13-07-2018 'Lobingu me para ruse', Balla: 'Zëri i Amerikës' e çmontoi publikisht gënjeshtarin Basha

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas intervistës së Lulzim Bashës dhënë për "Zërin e Amerikës".

 

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se “Zëri i Amerikës” e çmontoi publikisht gënjeshtarin Lulzim Basha për gënjeshtrat e lobingut me paratë ruse për PD dhe për shpifjet e kamufluara qëllimisht për eurot e kapura të miqve të vetë Lulit.

Sipas Ballës, Basha dha përgjigje të ndryshme për të njejtën pyetje.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Abraham Linkoln thoshte: “Askush nuk ka memorje të mjaftueshme për të qenë një gënjeshtar i suksesshëm”. Sot “Zëri i Amerikës” e çmontoi publikisht gënjeshtarin Lulzim Basha për gënjeshtrat e lobingut me paratë ruse për PD dhe për shpifjet e kamufluara qëllimisht për eurot e kapura të miqve të vetë Lulit. Përgjigje të ndryshme për të njejtën pyetje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037585020065308
array(1) { ["section"]=> string(89) "lobingu-me-para-ruse-balla-zeri-i-amerikes-e-cmontoi-publikisht-genjeshtarin-basha-127733" }