'Loja' me çmimin 'Kadare', shkrimtarit nuk i jepet çmimi i fituar, 'avullojnë' 10 mijë euro

Publikuar tek: aktualitet, më 07:45 05-07-2019 'Loja' me çmimin 'Kadare', shkrimtarit nuk i jepet çmimi i fituar, 'avullojnë' 10 mijë euro

Edhe pse kanë kaluar 2 vite nga fitorja e çmimit 'Kadare' për romanin 'Profeti nga Praga' të Musa Ramadanit, shkrimtari nuk ka marrë ende të gjitha paratë që i takonin.

Sipas një miku të shkrimtarit, njëkohësisht dhe profesor në Prishtinë, Agron Gashi, ky çmim me kontratë është 10 mijë euro.

Sipas tij, Musa Ramadani nuk ka marrë ende paratë që i takojnë pas marrjes së çmimit 'Kadare'.

'Pra, shkrimtari ynë, i sëmurë, vetëm ata që e njohin e dinë, shkoi për t'u nderuar, por edhe për t'i nderuar, në Tiranë, çmimin e mori, iu dha edhe kontrata, por 'pjesa tjetër e çmimit', u avullua.

Vërtet kjo është e padrejtë, aq sa e padrejtë të luhet me çmimin dhe emrin Kadare', shkruan në postimin e tij, Agron Gashi.

'Cmimi Kadare' 2017 u akordua me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës, dhe pronari i këtij universiteti nuk i ka dhënë asnjë lekë shkrimtarit Musa Ramadani që nga viti 2017 kur i dha çmimin.

Postimi i plotë i Agron Gashit:

Sot, në ditën e lindjes së Franc Kafkës, ju kujtoj këtë roman të Musa Ramadanit, i cili ishte fitues i Çmimit "Kadare" për vitin 2017. Musa Ramadani, çmimin e mori të plotë, pra nuk iu nda. Ndërsa, paratë, vetëm një pjesë, edhe pse ky çmim (me kontratë) êshtë 10 mijë euro. Pra, shkrimtari ynë, i sëmurë, vetëm ata që e njohin e dinë, shkoi për t'u nderuar, por edhe për t'i nderuar, në Tiranë, çmimin e mori, iu dha edhe kontrata, por "pjesa tjetër e çmimit", u avullua.

Vërtet kjo është e padrejtë, aq sa e padrejtë të luhet me çmimin dhe emrin Kadare!!!

P.s. mediet mund ta verifikojnë.

Plotësim: Ky status u bë pas rikonfirmimit për të satën herë nga vetë Musa Ramadani.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020519971847534
array(1) { ["section"]=> string(90) "loja-me-cmimin-kadare-shkrimtarit-nuk-i-jepet-cmimi-i-fituar-avullojne-10-mije-euro-171186" }