“Loja” me punonjësit vendorë, shtohen 8 mijë të rinj, por duhet të largoheshin 25 mijë

Publikuar tek: ekonomi, më 15:26 05-10-2016 “Loja” me punonjësit vendorë, shtohen 8 mijë të rinj, por duhet të largoheshin 25 mijë

Ministria e Çështjeve Vendore sqaroi se shpenzimet për administratën e pushtetit vendor janë rritur pas reformës territoriale për shkak se janë transferuar se paku 8 mijë punonjës nga administrata e pushtetit qendror tek ajo e pushtetit lokal. Por Ministria la të pasqaruar faktin se reforma territoriale nuk mundi të shkurtonte të paktën 25 mijë persona staf nga njësitë e komunave.

‘Monitor’ disponon planin që Ministria e Financave kishte bëri gati në vitin 2015 në të cilin parashikohej shkurtimi i 783 kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë me rroga së paku 30 për qind mbi mesataren e pagave në vend. Struktura e re parashikonte shkurtimin e 20 mijë vetave staf nga administrata e komunave dhe gjithashtu nuk do të paguheshin gjithsej 4 mijë këshilltarë.

Sipas planit të Ministrisë Financave nga administrata e pushtetit vendor do të shkurtoheshin gjithsej rreth 25 mijë persona, me një vlerë monetare të kursyer 6 miliardë lekë.

Por tani kur reforma e ka kapërcyer vitin e parë me gjithë stafin e shtuar nga administrata qendrore prej 8000 personash, sërish administrata e pushtetit lokal do të kishte 17 mijë persona më pak e për rrjedhojë logjikisht do të kishte shpenzime më të ulëta.

Por sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në gjashtëmujorin e parë, shpenzimet vjetore për paga janë rritur me mbi 35% dhe shpenzimet kapitale janë ulur me 41%.

Fatlum Nurja, ekspert i decentralizimit të pushtetit lokal, tha se reforma e re territoriale kërkon staf menaxherial që të zbatohet me sukses. Ai u bëri thirrje partive politike që të kenë parasysh që reforma e re territoriale kërkon në krye të njësive të reja tekniciene dhe më pak persona politikë. Ai tha se, bashkia e Korçës deri më tani është rast suksesi në zbatimin e reformës.

Burimet e ‘Monitor’ nga Bashkia e Durrësit dhe ajo e Shkodrës pohuan se stafet janë njësoj sikur kanë qenë edhe më parë me gjithë edhe komunat. Madje në Bashkinë e Durrësit është bërë kërkesë për rritje stafi, por që nuk është miratuar nga Këshilli Bashkiak.

Ekspertët vendorë shpjegojnë se, stafet e komunave janë shkrirë, por struktura e punonjësve nuk ka ndryshuar. Kjo do të thotë se në njësitë e mëdha, bashkitë i kanë zgjeruar më tej organikat në shumë raste.

Të njëjtët ekspertë pohojnë se reforma territoriale ka parime të shëndosha, por nuk po gjen zbatim në praktikë, pasi stafet e njësive vendore shkurtohen me vendime të këshillit Bashkiak.

Por ndërkohë që stafi i vjetër është shkurtuar, bashkitë kanë punësuar staf të ri dhe po paguhen dy struktura njëkohësisht, pasi të shkarkuarit kanë fituar gjyqet.

Por teksa Ministria e Çështjeve Vendore thotë se ka transferuar pesë funksione që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e rrugëve rurale, me ujitjen dhe kullimin, shërbimin pyjor, arsimin parashkollor dhe shërbimin zjarrfikës, të gjitha së bashku këto funksione kanë ndikuar vetëm në rritjen e shpenzimeve për personelin dhe jo në rritjen e zërave të tjerë të shpenzimeve si ato kapitale dhe operative të cilat janë më rënie pikiatë në krahasim me gjashtëmujorin e parë të 2015.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027239084243774
array(1) { ["section"]=> string(88) "loja-me-punonjesit-vendore-shtohen-8-mije-te-rinj-por-duhet-te-largoheshin-25-mije-55172" }