Loja Pokemon ‘’mpin’’ gazetarin në konferencë shtypi, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit e vë në vështirësi (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 18:06 22-07-2016

''Pokemon'' edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit. Loja që po merr përhapje masive ka ‘’mpirë’’ kësaj here gazetarin gjatë një konference shtypi të zëdhënësit.

Zëdhënësi, John Kirby ishte duke lexuar deklaratën për luftën kundër ISIS-it, por ndaloi papritur.

Gazetari as nuk e kishte mendjen të ajo që ishte duke thënë zyrtari, por ishte duke luajtur lojën e tij të preferuar.

‘’Je duke luajtur Pokemon, tani apo jo?’’, e ka pyetur Kirby në kohën që duhet të lexonte deklaratën.

‘’Thjesht po i hedh një sy’’, ka qenë përgjigja e gazetarit.

Pas disa sekondash, zëdhënësi nuk ka hezituar ta pyesë sërish nëse ka gjetur ndonjë.

‘’E gjete ndonjë?’’, e ka pyetur Kirby reporterin.

‘’Jo, sinjali nuk ishte shumë i mirë’’, është përgjigjur shkujdesur reporteri.

‘’Më vjen keq për këtë’’, i ka kërkuar ndjesë zëdhënësi, reporterit.

''Pokemon Go'' është  bazuar në filmin e famshëm vizatimor me të njëjtin emër. Qëllimi i lojës është që me anë të smartfonit përdoruesit të kapin sa më shumë krijesa të cilat gjenden në çdo cep të qytetit, në dyqane, parqe, buzë liqeneve apo ndërtesa publike.

Kjo ka bërë që miliona njerëz të dalin në rrugë me telefonin përara syve, disa me këmbë apo automjet, të gjithë duke tentuar të kapin krijesat.

Situata është aq komike sa që njerëz të ndryshëm raportojnë për lëvizje të dyshimta pranë pronave të tyre. Dhjetëra të tjerë përplasen në parqe në mbarë botën, duke luajtur lojën.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011986970901489
array(1) { ["section"]=> string(116) "loja-pokemon-mpin-gazetarin-ne-konference-shtypi-zedhenesi-i-departamentit-te-shtetit-e-ve-ne-veshtiresi-video-47451" }