Loja skandaloze me Haxhiu Giun, lirohet sërish ish-prokurori

Publikuar tek: aktualitet, më 15:01 14-01-2017 Loja skandaloze me Haxhiu Giun, lirohet sërish ish-prokurori

Është kthyer në një lojë tashmë çështja e ish-prokurorit Haxhi Giu, i cili raportohet se sapo ka lënë sërish qelinë. Brenda disa orëve ish-prokurori i Krujës u lirua, u arrestua dhe u la i lirë sërish.

 

Ish-prokurori Haxhiu Giu la ambientet e burgut të Peqinit mëngjesin e sotëm por vetëm disa orë më vonë atij i është kërkuar të rikthehet në qeli. Giu ka treguar se i ka telefonuar drejtori i burgut të Peqinit duke i kërkuar të rikthehej, në të kundërt do merrej me forcë.

Fill pas kësaj ka reaguar edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,  Miklovan Kopani i cili ka konfirmuar për News 24 se ish-prokurori është kthyer në ambientet civile të burgut.

“Pas shqyrtimit  Giu është kthyer në ambientet civile të burgut, kërkuam verifikim të vendimit të gjykatës, në dijeninë time përfitues janë ata që përfitojnë nga ligji i amnistisë. Në dijeninë time Giu nuk është përfitues, në përputhje me nenin 6 të ligjit”, është shprehur Kopani. 

Nga 731 persona që përfituan amnsiti, përfitues është edhe prokurori i njohur i Krujës, Haxhi Giu. Gykata e Apelit për Krimet e Rënda e kishte dënuar me 2 vite e 4 muaj burg prokurorin Haxhi Giu. Ish-prokurorit i kishin mbetur edhe 9 muaj e disa ditë nga dënimi.

Haxhiu Giu, u dënua për “korrupsion” së bashku me dy persona të tjerë, pasi tentoi që kundrejt pagesës prej 29 mijë euro të favorizonte një të dyshuar të arrestuar për "prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I plagosuri me armë sot në Tiranë, ish-burri i moderatores së njohur shqiptare (FOTO)
Doli për të peshkuar, policia kufitare e nxjerr pa ndjenja 50 vjeçarin që kish mbetur në mes të liqenit »
Article Logic
Execution time: 0.01167106628418
array(1) { ["section"]=> string(65) "loja-skandaloze-me-haxhiu-giun-lirohet-serish-ish-prokurori-65505" }