'Lojë me të vdekur', Berisha akuzon Ramën se po fsheh shifrat e vërteta: Vdekshmëria nga COVID-19 më e lartë se e 145 vendeve të tjera

Publikuar tek: aktualitet, më 13:49 25-04-2020 'Lojë me të vdekur', Berisha akuzon Ramën se po fsheh shifrat e vërteta: Vdekshmëria nga COVID-19 më e lartë se e 145 vendeve të tjera Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe Kryeministrin Rama se po fshehin shifrat e verteta të vdekshmërisë nga COVID-19 në Shqipëri.

Berisha thotë se vdekshmëria në Shqipëri është më e lartë se e 145 vendeve të tjera, duke iu referuar shifrave në Ëorldmeters.

"Pra edhe duke dhënë shifra të fallsifikuara së paku në masën mbi 55%, përsëri Shqipëria futet në grupin e vendeve me vdekshmëri më të lartë se sa 2/3 e vendeve të botes", shkruan ndër të tjera Berisha.

Berisha thotë se shumicën dërrmuese të të sëmurve "127" refuzon t'i shtrojë në spital, duke i lënë të vdesin në shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë i Berishës:

Pse fshihet ne Shqiperi vdekshmeria nga Covid19?

Pergjigja e kesaj pyetje eshte vetem nje:

Vdekshmeria nga covid19 eshte me e larte se 145 vende te botes.

Miq, fallsifikimi dhe fshehja e rastseve te vdekjeve nga covid 19 nga Edvin Mashtrimi eshte bere nje realitet tashme i raportuar dhe vertetuar shume here nga mediat

Edvini e bene kete vet sepse per shkak te keqmenaxhimit te covid 19 edhe sipas shifrave te fallsifikuara, Shqiperia vendoset ne grupin e vendeve me vdekshmeri te larte ne bote nga covid19.

Keshtu sipas Ëorldmeter coronavirus, i cili paraqet vetem shifrat zyrtare:

-Vdekshmeria per milione banor nga covid 19 ne Shqiperi eshte

-me e larte se sa ne 145 vende te planetit kurse,

Vdekshmeria e rastit apo case fatality rate (CFR)raporti i rasteve te vdekura me rastet e zbuluara ne Shqiperi eshte

-me i larte se sa ne 144 vende e te planetit.

Pra edhe duke dhene shifra te fallsifikuara se paku ne masen mbi 55%, perseri Shqiperia futet ne grupin e vendeve me vdekshmeri me te larte se sa 2/3 e vendeve te botes. Kjo eshte arsyeja qe Sulltan Salep Surreli duhet te çertifikoje çdo vdekje spitalore dhe eshte vetem ai qe e shpall nese eshte apo jo nga covid19 madje edhe rastet qe vdesin jane me test pozitiv ai i shpall si vdekje jo nga covid19.

Kjo eshte arsyeja pse 127 shumicen dermuese te te semurve me covid19 refuzon ti shtroje ne spital ndonese shume prej tyre vdesin ne shtepi pa kujdesin e merituar mjekesor.

Kjo eshte loje me jete njerezish! Loje me te vdekur! Krim i shemtuar. sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098869800567627
array(1) { ["section"]=> string(137) "loje-me-te-vdekur-berisha-akuzon-ramen-se-po-fsheh-shifrat-e-verteta-vdekshmeria-nga-covid-19-me-e-larte-se-e-145-vendeve-te-tjera-203968" }