LOJËRAT E FATIT/ Procedohet pronari, kishte kthyer lokalin në sallë pokeri

Publikuar tek: aktualitet, më 11:59 04-01-2019 LOJËRAT E FATIT/ Procedohet pronari, kishte kthyer lokalin në sallë pokeri Ilustruese

Konstatohet 1 lokal i cili ishte përshtatur për zhvillimin e lojrave të fatit, sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa dhe procedohet penalisht pronari i subjektit në Ballsh.

 

Konkretisht u procedua penalisht shtetasi K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara"

Procedimi ndaj këtij shtetssi filloi pasi në qytetin e Ballshit në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa.

Policia bën me dije se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit 'Komisariati Dixhital', çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "2018-ta ndër vitet më të këqija të qeverisë ‘Rama", PD: Kompania DH Albania 50 mln euro tendera
Pas Sarandës, bora zbardh edhe Dhërmiun (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.011912107467651
array(1) { ["section"]=> string(79) "lojerat-e-fatit-procedohet-pronari-kishte-kthyer-lokalin-ne-salle-pokeri-147481" }