Lojërat Europiane Minsk 2019, xhudistja kosovare fiton medaljen e artë

Publikuar tek: sport, më 19:31 22-06-2019 Lojërat Europiane Minsk 2019, xhudistja kosovare fiton medaljen e artë Xhudisjta kosovare, Majlinda Kelmendi

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi është shpallur kampione në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë në Lojërat Europiane Minsk 2019 në Bjellorusi.

Kelmendi siguroi për Kosovën medaljen e parë të artë në Lojërat Europiane të këtij viti, pas triumfit në finalen kundër xhudistes ruse, Natalia Kuziutina.

Xhudistja e stërvitur nga kampioni i xhudos, Driton Kuka, e filloi këtë vit me triumf në Grand Prixin e Tel Avivit, ndërsa më vonë e fitoi edhe Grand Slamin në Dusseldorf. Më parë, ajo e kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016, kampione e botës në xhudo në vitet 2013 dhe 2014 dhe kampione e europës në 3 vitet e fundit.

Në Lojërat Europiane në Minsk, Kosovën do ta përfaqësojë edhe Nora Gjakova e cila po ashtu kërkon medaljen e artë në finale kundër ruses DariaMezhetskaia në kategorinë e 57 kilogramëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070478916168213
array(1) { ["section"]=> string(76) "lojerat-europiane-minsk-2019-xhudistja-kosovare-fiton-medaljen-e-arte-169318" }