Lojtarët e Partizanit me koronavirus, epidemiologia Daja: Derbi i kryeqytetit edhe mund të mos zhvillohet

Publikuar tek: sport, më 07:05 09-07-2020 Lojtarët e Partizanit me koronavirus, epidemiologia Daja: Derbi i kryeqytetit edhe mund të mos zhvillohet

Dje ekipi i Partizanit njoftoi se dy lojtarë të tij janë infektuar me koronavirus. Deian Boldor dhe Besnik Ferati kanë shfaqur simptomat e para të infeksionit dhe menjëherë kanë bërë tampon, i cili i ka konfirmuar pozitivë.

Ndërkohë, kur jemi në prag të derbit kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit, epidemiologia e ISHP Rovena Daja thotë se për të do të ishte më mirë që ndeshja të mos luhej.

"Nëse një pjesëtar i ekipit ka rezultuar pozitiv të gjithë të tjerë edhe pse u ka dalë testi negativ, mirë është të qëndrojnë në izolim 14 ditë aq sa duhet për inkubacionin e virusit, pasi shenjat mund të shfaqen me vonë. Si rregull është që të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë pasi mund të bëhen rrezik potencial për të tjetër. në lidhje me ndeshjen këshilla ime është që ajo  të mos zhvillohet", tha Daja në emisionin RepolitX.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094840526580811
array(1) { ["section"]=> string(110) "lojtaret-e-partizanit-me-koronavirus-epidemiologia-daja-derbi-i-kryeqytetit-edhe-mund-te-mos-zhvillohet-213288" }