Lojtari i Bylisit rezultoi i prekur me Covid-19, dalin analizat e gjithë ekipit, ja çfarë do të ndodhë me kampionatin e futbollit

Publikuar tek: aktualitet, më 07:45 03-06-2020 Lojtari i Bylisit rezultoi i prekur me Covid-19, dalin analizat e gjithë ekipit, ja çfarë do të ndodhë me kampionatin e futbollit Foto nga ndeshja Tirana-Bylis

Kanë dalë përgjigjet e analizave të lojëtarëve dhe stafit të ekipit të Bylisit.

Mësohet se ata kanë rezultuar negativë ndaj testit për Covid-19.

Në këtë mënyrë, ditën e sotme në orën 17:00 do të zhvillohet ndeshja kundër Tiranës në Ballsh, sipas programit të përcaktuar më herët.

Kujtojmë që dje futbollisti i Bylisit, Eridon Qardaku rezultoi pozitiv i infektuar me koronavirus. Kjo ka bërë që të gjithë lojëtarët e tjerë t’i nënshtrohen analizave.

Gjatë muajve të karantinës, ky i fundit, ka udhëtuar në Shkodër, ku mendohet se ka marrë edhe virusin. Ai është asimtomatik, pra nuk ka shfaqur simptoma më parë, derisa ka shfaqur temperature. Ndërkaq, ka qëndruar në dhomë me 3 shokë të tjerë, duke shtuar kështu rrezikun e kontaktit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093059539794922
array(1) { ["section"]=> string(134) "lojtari-i-bylisit-rezultoi-i-prekur-me-covid-19-dalin-analizat-e-gjithe-ekipit-ja-cfare-do-te-ndodhe-me-kampionatin-e-futbollit-208864" }