Lojtari rezultoi i infektuar nga koronavirusi, ekipi Italian futet i gjithi në karantinë

Publikuar tek: bota, më 00:11 28-02-2020 Lojtari rezultoi i infektuar nga koronavirusi, ekipi Italian futet i gjithi në karantinë Ekipi i Pianese

Pasi një nga lojtarët e ekipit rezultoi i infektuar nga koronavirusi, e gjithë pjesa tjetër e ekipit u fut në karantinë nga frika e koronavirusit.

Bëhet fjalë për ekipin e Pianese, me qendër në Piancastagnaio (Siena), e cila luan në grupin A të serisë C italiane.

Vendimi për të karantinuar ekipin u mor nga autoritetet e shëndetësisë.

Lojtarit të infektuar iu zbulua virusi në një hotel në Alessandria, ku ishte në grumbullim me ekipin, pasi të nesërmen do të luanin ndeshjen e kampionatit.

Ai nuk luajti pasi kishte ethe dhe temperaturë, ndërsa shkoi në shtëpi, kurse ekipi u kthye në Piancastagnaio.

Në orët e para të mëngjesit ai u shtrua në spital, ndërsa pas analizave rezultoi se ishte infektuar me koronavirus, duke u mbyllur në izolim.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e mirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkencëtarët izraelitë japin lajmin e mirë: Pas disa javësh do të kemi vaksinën për koronavirusin
»
Article Logic
Execution time: 0.0072200298309326
array(1) { ["section"]=> string(94) "lojtari-rezultoi-i-infektuar-nga-koronavirusi-ekipi-italian-futet-i-gjithi-ne-karantine-196716" }