Një lokal është përfshirë nga flakët në qytetin bregdetar të Vlorës si pasojë e një shkëndije elektrike.
Nga flakët janë shkaktuar dëme të shumta materiale por nuk raportohet për njerëz të lënduar. Forca të policisë dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.