Lombardia sërish në 'SHTETRRETHIM', merret vendimi për mbylljen e qendrave tregtare

Publikuar tek: bota, më 22:26 19-10-2020 Lombardia sërish në 'SHTETRRETHIM', merret vendimi për mbylljen e qendrave tregtare

Kryetarët e bashkive të provincave Lombard i kërkuan në mënyrë unanime qeverisë Conte të vendosë një shtetrrethim në Lombardi nga ora 11:00 deri në 5 të mëngjesit. 

Ndalimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve për gjashtë orë gjatë natës, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme siç janë arsyet e shëndetit ose punës besohet se do të ndikojnë në përmirësimin e numrave të të prekurve nga koronavirusi në këtë rajon. Dita e parë e shtetrrethemit do të jetë e enjta e 22 tetorit.

Kërkesa është një rrufe në qiell pas miratimit të urdhëresës së fundit të Rajonit të Lombardisë e cila, edhe para vendimit të qeverisë Conte, rriti kufizimet për qytetarët Lombard, pjesërisht të marra nga masat e reja të miratuara nga Këshilli i Ministrave.

Një kërkesë tjetër i miratuar në mënyrë unanime është mbyllja e qendrave tregtare gjatë fundjavës. Këto masa do të mbesin në fuqi deri më 31 tetor. Rajoni i Lombardisë është edhe zona më e kuqe në shtetin fqinj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U takua me një person të infektuar me Covid-19, izolohet për 7 ditë Zonja e Parë e Francës, frikë për Emanuel Macron
»
Article Logic
Execution time: 0.013620138168335
array(1) { ["section"]=> string(87) "lombardia-serish-ne-shtetrrethim-merret-vendimi-per-mbylljen-e-qendrave-tregtare-224371" }