Londër, 1 shekull burg bandës shqiptare të kokainës

Publikuar tek: bota, më 16:50 07-04-2017 Londër, 1 shekull burg bandës shqiptare të kokainës

Një gjykatë britanike ka dënuar me  100 vite burg në total gjashtë anëtarët e një rrjeti të trafikut të kokainës në Europë.

Banda e përbërë nga pesë shtetas shqiptarë dhe një i huaj. Pasi disa muajve investigim nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Birtaninë e Madhe, u arrit të vihej nën vëzhgim 48 vjeçari Florentino Gonzales, i cili furnizonte me kokainë bandën e shqiptarëve.

Në 5 shtator të 2016-ës ai u pikas teksa parkoi makinën e tij “Bentley”, në një parking nëntokësor ku u takua me shqiptarët Armand Cuni, 39 vjeç, and Edwin Abazi, 31 vjeç për të kryer shkëmbimin e kokainës me paratë.

qwerqwerqwr23rha.jpg

Atë ditë Gonzales ishte kthyer nga shtëpia e tij në Belgjikë dhe iu dorëzoi shqiptarëve 30 kilogram kokainë, përpara se të largohej në hotelin Britannia International, në Canary Wharf, shkruan newsbomb.al.

Mbikqyrja nga autoritetet britanike vijoi për 24 orë dhe oficerët arritën të vëzhgojnë edhe dy shkëmbime të tjera, me dy automjete të ndryshme mes shqiptarëve Edwin Abazit dhe Bajram Elezit, 34 vjeç, dhe Armando Cunit dhe Yelton Cerës, 26.

werwerwrthue5tu5u5.jpg

Elezi dhe Cera u vunë në pranga atë natë sapo dolën prej parkingut dhe iu sekuestruan përkatësisht 5 dhe 13 kilogram kokainë, raporton newsbomb.al.

Në 6 shtator forcat e policisë sekuestruan edhe 12 kilogram kokainë në apartamentin e marrë me qira nga Cuni dhe Abazi.

Në total, 30 kilogram kokainë e sekuestruar kishte një vlerë tregu prej rreth 3.6 milion paund.

Gjykata Blackfriars Crown dha këto dënime për anëtarët e bandës:

Florentino Gonzalez – 24 vite burg

Armand Cuni – 22 vite burg

Edwin Abazi – 21 vite burg

Saimir Byberi – 15 vite burg

Yelton Cera – 12 vite burg

Bajram Elezi – 8 vite burg

/Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027495861053467
array(1) { ["section"]=> string(56) "londer-1-shekull-burg-bandes-shqiptare-te-kokaines-74432" }