Londinezët 'rrahin paq' protestuesit e klimës këtë mëngjes, u bllokuan metrotë në orën që ata shkonin në punë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:01 17-10-2019 Londinezët 'rrahin paq' protestuesit e klimës këtë mëngjes, u bllokuan metrotë në orën që ata shkonin në punë (VIDEO)

Ka pasur përplasje në mëngjesin e sotëm në metrotë e Londrës, ku aktivistë të mbrojtjes së klimës u ngjitën mbi metro dhe hapnin banderola dhe protestonin për klimën.

Por protesta e tyre po ndodhte në pikun e orarit të udhëtimit, ku secili prej londinezëve udhëton nëpër punëra.

Ndaj këta të fundit, pasagjerët, nuk kanë duruar, kanë hypur nëpër metro, dhe kanë hedhur poshtë protestuesit e aktvistët e mbrojtjes së klimes, duke u kërkuar atyre të gjejnë një tjetër mënyrë proteste.

Kjo lloj proteste u dënua edhe nga kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan në një deklaratë.

“E dënoj fuqimishjt protestën që targetoi metrotë e Londrës këtë mengjes. Ky aksion illegal është ekstremisht i rrezikshëm, jo produktiv dhe shkakton shqetësime te londinezët që përdorin transportin public për të shkuar në punë” tha kryebashkiaku.

“Ky veprim u bë për të pasur një ndërprerje ekonomike në kryeqytet si pjesë e një fushate që kemi për të bindur qeverinë për të marrë aksione të dobishme për klimën dhe emergjencën ekologjike” thanë në një deklaratë protestuesit.

191010064409-01-extinction-rebellion-1010-london-medium-plus-169.jpg

191015125254-01-extinction-rebellion-1015-medium-plus-169.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028056859970093
array(1) { ["section"]=> string(119) "londinezet-rrahin-paq-protestuesit-e-klimes-kete-mengjes-u-bllokuan-metrote-ne-oren-qe-ata-shkonin-ne-pune-video-182406" }