‘London International Film Fest’/ Pluton Vasi shpallet regjisori më i mirë në Angli

Publikuar tek: kulture-art, më 11:15 16-02-2020 ‘London International Film Fest’/ Pluton Vasi shpallet regjisori më i mirë në Angli Pluton Vasi

Regjisori shqiptar Pluton Vasi është shpallur fitues i çmimit ‘Regjisori më i mirë’ në ‘London International Film Fest’.

Ai arriti të fitonte falë realizimit të filmit artistik ‘Ndërkombëtarët’.

Filmi është një komedi e zezë, ku roli kryesor interpretohet nga Eni Shehu, personazhi i Roshit, aktori Ardian Cerga vjen në rolin një britaniku, Hervin Çuli po në rolin e një ndërkombëtari, Karafil Shena ka rolin e kryetarit të Sindikatës, për të vijuar dhe me Rovena Lule, Kastriot Çaushi, Alfred Trebicka, Lulzim Zeqja, Eriona Kakeli, Alert Çeloaliaj, Adele Gjoka, e të tjerë.

Pluton Vasi është një regjisor i njohur për individualitetin e tij në krijimtari si në filmin dokumentar dhe në filmin artistik. Krijimtaria e tij përfshin filma ‘Maya’ 2011, ‘Shqetësimet e një obezi’ 2008, ‘Këtu bën ftohtë’ 1993, etj. Filmat e tij dokumentar më të suksesshëm janë ‘Kënga’, ‘Ata ikën drejt qiellit’, ‘Ortek në tri kohë’, ‘Mjekër e Thinjur’, ‘Gjitonia’, ‘Lojë Botash’, ‘Rrathët’ etj. Për punët e tij ai është nderuar me çmime brenda dhe jashtë vendit sidomos me filmin e tij të fundit artistik ‘Maya’.

28056618_551282355246821_9166625834330942544_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artiola Toska nuk shfaqet në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet, këngëtarja humbi njeriun e saj të dashur
»
Article Logic
Execution time: 0.0097620487213135
array(1) { ["section"]=> string(87) "london-international-film-fest-pluton-vasi-shpallet-regjisori-me-i-mire-ne-angli-195364" }