Londra në ALARM, pritet të goditet nga stuhi të rrezikshme

Publikuar tek: bota, më 20:28 21-04-2018 Londra në ALARM, pritet të goditet nga stuhi të rrezikshme Gjatë një shkarkese elektrike në Londër

Duket se moti i mirë dhe temperaturat e larta në Europën Perëndimore nuk do të zgjasin edhe për shumë gjatë, ndërsa meteorogët kanë ngritur alarmin e rrezikshmërisë së goditjes së Mbretërisë së Bashkuar nga një stuhi vetëtimash.

Sipas meteorologëve, pjesa veriore e Britanisë do të ‘sulmohet’ javën e ardhshme nga vetëtima me intensitet dhe shkarkim të lartë.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të evitojnë udhëtimet me motorr, dhe qëndrimet në katet e fundit të banesave. Deri më tani forcat e zjarrëfikëseve kanë qëndruar në gadishmëri, pasi janë rapotuar disa ndërtesa të dëmtuara nga shkarkesa elektrike.

Ditët e fundit Londra u prek nga temperaturat më të larta të shënuar në 70 vitet e fundit për sa i përket muajit prill.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013124942779541
array(1) { ["section"]=> string(64) "londra-ne-alarm-pritet-te-goditet-nga-stuhi-te-rrezikshme-117796" }