Lorik CANA “i hyn” politikës, kapiteni flet për Reformën Zgjedhore: Të përfshihet vota e Diasporës dhe Listat e hapura

Publikuar tek: sport, më 16:47 06-06-2020 Lorik CANA “i hyn” politikës, kapiteni flet për Reformën Zgjedhore: Të përfshihet vota e Diasporës dhe Listat e hapura Lorik Cana

Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Lorik Cana ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e tij lidhur me reformën zgjedhore në Shqipëri.

Gjakovari kërkon që në nismën e ndryshimit të sistemit të përfshihet vota e Diasporës dhe Listat e hapura. Duket se kapiteni legjendar do “t’i hyjë” politikës, teksa ka bërë apel që mbështetësit e tij t’i bashkohen online peticionit, duke e firmosur atë.

Mesazhi i Lorik Canës:

Të dashur miq, vëllezër & motra!!!

Në këto kohë të vështira, kur jemi duke u përballur me epideminë covid 19, dhe kujdesemi për familjet dhe miqtë tanë,
Kemi një dritare të shkurtër mundësie për të formuar të ardhmen e Shqipërisë përmes fuqisë së votës së Diasporës.
Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të bëjë rekomandimet e tyre në Komisionin Parlamentar Shqiptar për Reformën Zgjedhore për votimin e Diasporës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për vitin 2021.

Ju lutemi nënshkruani këtë peticion, ndani me familjen dhe miqtë për të nënshkruar, qarkulluar me kontaktet, email & ndani në rrjetet sociale.

Nga kjo varet stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë!

Reforma zgjedhore shumë e nevojshme për përfaqësimin e Listave të hapura dhe votimi i diasporës në Shqipëri do të sjellë stabilitet politik, mirëqenie ekonomike dhe do të reflektojë edhe vullnetin e vërtetë të popullit

Kosova tashmë e lejon, le ta bëjmë në Shqipëri!!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010551929473877
array(1) { ["section"]=> string(121) "lorik-cana-i-hyn-politikes-kapiteni-flet-per-reformen-zgjedhore-te-perfshihet-vota-e-diaspores-dhe-listat-e-hapura-209299" }