Lorik Cana pëson sërish dëmtime në fushën e blertë

Publikuar tek: sport, më 15:24 17-04-2016 Lorik Cana pëson sërish dëmtime në fushën e blertë

Nuk është një moment i mirë për Lorik Canën, i cili po shkon drejt Euro 2016 me një sezon të mbushur me probleme fizike.

Edhe në sfidën e së dielës, kur Nanta do të presë Monpeljenë, Cana nuk do të jetë dhe nuk është grumbulluar fare nga trajneri Der Zakarian, për një dëmtim ende të paqartë.

Mediat lokale tashmë aludojnë se kapiteni i Shqipërisë po grumbullon energjitë për Kampionatin Europian dhe praktikisht e ka mbyllur me Nantën, edhe pse ka një kontratë dy-vjeçare. Në verë Cana do të bisedojë me drejtuesit e klubit dhe kërkon të largohet, ndaj Nanta nuk do ta pengojë.

Gjithsesi, e ardhmja e tij është ende mister dhe nuk përjashtohet edhe tërheqja nga futbolli, edhe pse mosha 32 vjeç nuk është e tillë që të mendosh braktisjen e futbollit të luajtur. /Sportal.al/

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029425859451294
array(1) { ["section"]=> string(56) "lorik-cana-peson-serish-demtime-ne-fushen-e-blerte-37916" }