Loris Xhaxhiu: “Kë të vras më parë?” Shqiptarja tregon nga Franca si i shpëtuan dy shokët e ngushtë terroristëve

Publikuar tek: aktualitet, më 19:27 14-11-2015 Loris Xhaxhiu: “Kë të vras më parë?” Shqiptarja tregon nga Franca si i shpëtuan dy shokët e ngushtë terroristëve

Loris Xhaxhiu sjell dëshminë e asaj çfarë ndodhi me dy shokët e saj të ngushtë që gjendeshin në sallën e koncerteve në Bataclan, Paris. Në një lidhje telefonike me News 24 ajo tregon se çdo gjë është e paralizuar tashmë në rrugët e Parisit ndërsa rrëfen me detaje se si i mbijetuan miqtë e saj vdekjes.

“Metrotë janë mbyllur, çdo gjë është anulluar. Nuk kam dalë dhe kam shumë frikë. Doja të shkoja në farmaci por ishte e pamundur. Rrugët ishin bosh, dëgjohen vetëm sirena policie dhe ambulanca.

Dy shokët e mi të ngushtë që ishin në koncert, me të marrë vesh i mora në telefon. Ata nuk përgjigjeshin. Telefonat i kishin fikur dhe nuk dija asgjë. Pastaj ata më treguan tmerrin në mes të koncertit pamë këngëtarin që hoqi kitaren dhe kujtuam se bënte shaka. Ai iku nga skena, dëgjuam të shtëna, u shtrimë në tokë, u futën terroristët më duken se ishin dy a tre, dy veta bllokuan hyrjen kryesore, filluan të shtinin nga e majta në të djathta, kë të kapte. Njëri nga shokët më tha pashë një dalje dhe në momentin që ra qetësi u zvarritëm që të futeshim te dalja tjetër por ajo në fakt ishte një dhomë teknike. U mbyllëm atje, i vumë një karrige derës, terroristët ishin me qese, me armë. Shoku tjetër më tha ,në momentin që dola më kapën nga krahu, na ngjitën në kat të dytë dhe na përdorën për të mbuluar dritaren dhe në fillim bërtisnin, asnjë nuk foli dhe me negociatoren ranë dakort që të plagosurit të dilnin jashtë.

Njëri nga terroristët filloi të hapte çadrën. Një shenjë e tyre... "Kë të vras më përpara?", më tha dhe i drejtoheshe pengjeve. Ata nuk flisnin...

Polcia pastaj, kishte disa plumba që tejçoheshin përmes nxehtësisë trupore dhe gjuajtën terrorstët mes dy pengjeve . Nuk doja të ngrija kokën të shikoja, kisha frikë...”, rrëfen Lorisi gjithë ngjarjen e treguar nga dy miqtë e saj që ia dolën të mbijetonin falë ndërhyrjes së policisë/ Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lotë, qirinj dhe lutje në Tiranë për viktimat e sulmeve në Paris
Pranga për 3 ish zyrtarë, si tjetërsuan 950 mijë metra katrorë tokë bregdetare »
Article Logic
Execution time: 0.011163949966431
array(1) { ["section"]=> string(114) "loris-xhaxhiu-ke-te-vras-me-pare-shqiptarja-tregon-nga-franca-si-i-shpetuan-dy-shoket-e-ngushte-terroristeve-25438" }