LOT DHE GËZIM dhjetorin e kaluar, ZEF DEDA surprizoi GEZIM KRUJËN në shtëpi: E kujtojnë të gjithë, por thonë do shkojmë sot, e do shkojmë nesër (PAMJET E FUNDIT TË GËZIM KRUJËS)

Publikuar tek: kulture-art, më 12:34 05-04-2020 LOT DHE GËZIM dhjetorin e kaluar, ZEF DEDA surprizoi GEZIM KRUJËN në shtëpi: E kujtojnë të gjithë, por thonë do shkojmë sot, e do shkojmë nesër (PAMJET E FUNDIT TË GËZIM KRUJËS)

Lot dhe gëzim në dhjetorin e vitit të kaluar. Zef Deda, aktor i humorit shkodran I bën një surprizë shumë të këndshme kolegut të tij, të madhit Gëzim Kruja, ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm pas një sëmundje të rëndë, raporton newsbomb.al.

Zef Deda, shoqëruar edhe nga kamera e një prej televizioneve lokale të Shkodrës, pasi blen lulet në një nga dyqanet në Shkodër, shkon drejt e në shtëpinë e Gëzim Krujës, që festonte 80 vjetorin, por I harruar nga të gjithë.

“Po ku je o Gzim Kruja….Ja ky është aktori i madh. Dëgjo, mos harro se ne kolegët e tu, të duam dhe të respektojmë” I thotë Zef Deda.

Në këtë 80 vjetor, mjeshtëri I madh, Gëzim Kruja po kalon momente të vështira shëndetësore dhe e ka të pamundur të flasë.

“Gëzimin e kujtojnë të gjithë, sidomos kur janë fjetë. Po ka edhe nga ata që janë zgjut e thonë hë se po shkoj sot, e hë se po shkoj nesër…Ca deshe me thanë? Ah, po ka të drejtë, ka të drejtë…nuk ka ardh kush me e kujtu. Vetëm këta të familjes, edhe njady të tjerë bashkë me televizionin” bën humor Zef Deda duke nxjerrë shaminë e duke fshirë lotët.

Gëzim Kruja, humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939. Një jetë në skenën shkodrane të humorit, ka spikatur me rolet e tij.

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”, raporton newsbomb.al.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.22972989082336
array(1) { ["section"]=> string(178) "lot-dhe-gezim-dhjetorin-e-kaluar-zef-deda-surprizoi-gezim-krujen-ne-shtepi-e-kujtojne-te-gjithe-por-thone-do-shkojme-sot-e-do-shkojme-neser-pamjet-e-fundit-te-gezim-krujes-201422" }