Shoqëria civile është mbledhur afër Piramidës për të ndezur qirinj në nder të viktimave si pasojë e sulmeve që goditën rëndë Parisin.
Me lot në sy, qytetarët janë lutur në frëngjisht për viktimat. I pranishëm ishte edhe ambasadori francez në Shqipëri, Bernard Fitoussi.
“Nuk do të kemi frikë, terrorizmi nuk do të mposhtë Francën”, tha ambasadori. 128 persona kanë humbur jetën nga sulmet terroriste që goditën Parisin.