LSI ankohet për hetimin e Elez Gjozës, reagon zv/kryeministrja Mandija

Publikuar tek: politike, më 16:05 15-06-2017 LSI ankohet për hetimin e Elez Gjozës, reagon zv/kryeministrja Mandija

Lëvizja Socialiste për Integrim i është drejtuar zv.kryeministres për çështjen e Elez Gjozaj.

Sipas LSI kallëzimi i bërë në organin e prokurorisë nga Policia e Shtetit në ngarkim të Elez Gjoza është bërë pa kryer një vlerësim të thelluar të rrethanave të faktit, për cenimin e figurës të Gjoza dhe me qëllim pengimin e fushatës zgjedhore të LSI.

Për këtë, zv/Kryeministrja Ledina Mandija ka kërkuar menjëherë që kjo çështje të futet për diskutimin në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të Task-Forcës.

Mandija i ka kërkuar informacion urgjent Haki Çakos për procedurën e ndjekur dhe veprimet e kryera nga Policia e Shtetit për verifikimin e rastit në fjalë si dhe kopje të plotë të kallëzimit drejtuar organit të prokurorisë, të shoqëruar me provat apo materialin shoqërues.

Elez Gjoza administratori i LSI-së, i njësisë 2, dyshohet se bëri transferim të qytetarëve për të ndikuar në zgjedhjet. Sipas akuzës ai regjistroi 70 persona me të njëjtin kod banimi dhe u kishte premtuar vende pune në këmbim të votës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009185791015625
array(1) { ["section"]=> string(75) "lsi-ankohet-per-hetimin-e-elez-gjozes-reagon-zv-kryeministrja-mandija-82606" }