LSI, Braimllari: Mosshpallja e gjendjes së emergjencës nga Tërmetet ka të bëjë me dëmshpërblimet

Publikuar tek: politike, më 17:04 22-09-2019 LSI, Braimllari: Mosshpallja e gjendjes së emergjencës nga Tërmetet ka të bëjë me dëmshpërblimet ish- deputeti i LSI Endrit Braimllari

Përmes një postimi në Facebook, ish- deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari shprehet se qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës për zonat e prekura nga tërmetet.

“Qeveria nuk mund të funksionojë si një organizatë. Ka ligje, struktura dhe protokolle sesi menaxhohen situata të tilla. Arsyeja e mosshpalljes së emergjences për zonat e prekura nga tërmetet ka të bëjë me dëmshpërblimet.”, u shpreh ai.

“Nëse qeveria e shpall gjendjen e emergjencës, ligji e imponon një dëmshpërblim në masën 100 përqind të çdo dëmi që prek popullatën. Ndaj Edi Rama të mos bëjë shoë nëpër fusha futbolli dhe stadiume, por të shpalli gjendjen e emergjencës që qytetarët të kenë mundësi të dëmshpërblehen për këtë fatkeqësi natyrore”, vijoi më tej Braimllari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034744024276733
array(1) { ["section"]=> string(101) "lsi-braimllari-mosshpallja-e-gjendjes-se-emergjences-nga-termetet-ka-te-beje-me-demshperblimet-179402" }