LSI çon në Prokurori komisionerët e PS, PD dhe PDIU: Na vodhën votat

Publikuar tek: politike, më 19:19 14-07-2017 LSI çon në Prokurori komisionerët e PS, PD dhe PDIU:  Na vodhën votat

Lëvizja Socialsite për Integrim dega Bulqizë, ka paditur komisionerët e qendrës së votimit nr. 1079 në Moçinë të Bulqizës për shkelje të rënda gjatë procesit zgjedhor më  datë 25 qershor.

Në arsyetimin e këtij kallzimi për ndjekje penale, LSI-ja e degës Bulqizë argumenton se komisionerët ka kryer veprën penale të falsifikimit të materialeve zgjedhore dhe falsifikim të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Sekretari politik, Përparim Spahiu sqaroi se komisionerët e kësaj qendre janë paditur me arsyetimin se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë shtuar rreth 70 vota për subjektet politike PS, PD dhe PDIU.

 “Besoj që nuk ka rrugë tjetër përveç se kallëzimit penal të tyre, kallëzim për një skemë të re dhe të frikshme, më të rrezikshme se blerja e votës, ajo e blerjes së komisionerëve”,- shprehet Spahiu në Facebook.

Statusi i plotë i Përparim Spahiut:

Screenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084280967712402
array(1) { ["section"]=> string(72) "lsi-con-ne-prokurori-komisioneret-e-ps-pd-dhe-pdiu-na-vodhen-votat-86184" }