LSI dhe PD përplasen për zgjedhjet, Kryemadhi: Gati të përballemi me Ramën. Gjata: Ne marrim pjesë vetëm pa kryeministrin

Publikuar tek: politike, më 19:27 11-09-2019 LSI dhe PD përplasen për zgjedhjet, Kryemadhi: Gati të përballemi me Ramën. Gjata: Ne marrim pjesë vetëm pa kryeministrin FotoMontazh: Çlirim Gjata dhe Monika Kryemadhi

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata shprehet se ata nuk futen në zgjedhje nëse kryeministër është Edi Rama. Nisur nga gatishmëria e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila dje deklaroi se përballja në zgjedhje është e domosdoshme, Çlirim Gjata ka konfirmuar se PD nuk tërhiqet nga venimi i saj për zgjedhje vetëm pa Ramën kryeministër.

“Çfarë ndodhi së fundmi në votimet e 30 qershorit, në vetëvotimet , të paktën unë kështu i quaj. I mbushi kutitë, kur nëpër lista votimi kishte 50 apo 100 firma, në kuti kishte 3100 vota bie fjala. Megjithatë çfarë ndodhi, të gjitha këto u thanë. Jo po u votua hapur , u detyruan njerëzit, të gjitha janë vepra penale këto , u falsifkua rezultati, u mbushën kutit , çfarë nuk u bë, nuk u zbatua dekreti i presidentit . Deri tani tre persona të inkriminuar , s’kishte nevojë, 61 bashkitë i kishte në dorë, pse duhet të fuste persona të inkriminuar, çfarë tregon. Tani më thuaj a futesh në zgjedhje, as në këtë rast nuk çlirohet dot nga krimi ky njeri.  Tani, a futesh në zgjedhje, këtë më thoni?” u shpreh Gjata.

Më tej, ai deklaroi se Reforma Zgjedhore nuk e zgjidh përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje, dhe kjo sipas tij u pa me Valdrin Pjetrin dhe Agim Kajmakun.

“Sepse nuk e zgjidh reforma zgjedhore krimin  e organizuar , reforma zgjedhore  e pengoi atë të mos vendoste Valdrin Pjetrin, Kajmakun e tjetrin që po dalin një nga një. Prapë edhe sikur reformën zgjedhore më të mirë të bëjmë, ai njëri prapë me krimin e organizuar të njëjta gjëra do të bëjë. Një rrugë ka, largimi  tij, çlirimi i organeve të drejtësisë nga kapja dhe bllokimi i krimit të organizuar.  Dhe krijimi i një qeverie tranzitore, për krijimin e  zgjedhjeve të ndershme. Nuk bëhet, shikoni edhe në zgjedhjet e fundit. futi ka njerëz të inkriminuar , katër vite e  gjysmë pasi ka dalë ligji për dekriminalizimin” shtoi Çlirim Gjata.

Ndërkohë, një ditë më parë kryetarja e LSI u shpreh se pavarësisht deklaratave të Bashës, LSI e sheh të domosdoshme përballjen në zgjedhje me Ramën.

“Ne si LSI nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk nuk kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që në një farë mënyre do të cbëjë të gjithë këtë nyje të lidhur keqtas, për shkak të mosfunksionimit të gjykatave, për shkak të mosfunksionimit të sistemit, të demokracisë. Ne duhet të përplasi, në duhet të luftojmë me bishën, sepse nëse nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundë bishën dhe në këtë rast, bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik”, u shpreh Kryemadhi .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071971416473389
array(1) { ["section"]=> string(124) "lsi-dhe-pd-perplasen-per-zgjedhjet-kryemadhi-gati-te-perballemi-me-ramen-gjata-ne-marrim-pjese-vetem-pa-kryeministrin-178112" }