LSI-ja në një front me METËN: Kapjen e drejtësisë e kanë qëllim persona që flasin shqip dhe gjuhë të huaj

Publikuar tek: politike, më 13:49 21-11-2019 LSI-ja në një front me METËN: Kapjen e drejtësisë e kanë qëllim persona që flasin shqip dhe gjuhë të huaj Petrit Vasili

LSI-ja e konsideron krizën e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese si tentativë e pastër e qeverisë Rama për të bllokuar proçesin e integrimit të vendit në BE.

Nëpërmjet ish-ministrit dhe ish-deputetit Petrit Vasili, LSI-ja hedh akuza jo vetëm ndaj qeverisë dhe krimit të organizuar, por dhe ndaj faktorit ndërkombëtar që është bërë palë me mazhorancën në kapjen e sistemit të drejtësisë nga ana e saj.

Reagimi erdhi pas shkarkimit nga KPA-ja të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik për pamundësi të vërtetëtimit të pasurisë dhe të ardhurave të tij. Pasi humbi të drejtën e ushtrimit të detyrës së prokurorit, Muçi (i dekretuar si anëtar i GJK-së nga Meta) rrezikon të shkarkoht dhe nga detyra e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

''Do të thotë që Rama do të kapi drejtësinë, do të thotë që oligarkët të kenë të kapur drejtësinë. Është një strategji e qartë e izolimit të Shqipërisë.

Këto shkojnë në funksionin të mosintegrimit të vendit, por shqiptarët i refuzojnë këto strategji, Strategjia e bllokimit të integrimit të vendit vjen nga pandëshkueshmëria e personave të inkriminuar, të koncesioneve qindra miliona euro që nga ligji i dividentit, Teatri Kombëtar, etj.

Ne dhe të gjithë shqiptarët nuk duam kapjen e sistemit të drejtësië dhe vënien në prehrin kriminelëv. Ka dy rrugë: ose vendosjen e shtetit të së drejtës, ose lënia në prehrin krimit. Kapja e sistemit të drejtësië është qëllim i disave që flasin shqip dhe gjuhë dhe të huaj', u shpreh Vasili.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023314952850342
array(1) { ["section"]=> string(111) "lsi-ja-ne-nje-front-me-meten-kapjen-e-drejtesise-e-kane-qellim-persona-qe-flasin-shqip-dhe-gjuhe-te-huaj-186694" }