Të gjithë drejt SHBA-ve. Gati ''familjarisht'' disa nga figurat e njohura të LSI-së ndodhen në Amerikë, ku po shoqërojnë kryetarin e tyre Ilir Meta. Meta do të zhvillojë takime me kongresmenë e përfaqësues të lartë të politikës amerikane, ndërsa nuk ka munguar për ta shoqëruar edhe vajza e tij, Era. Ajo, së bashku me kreun e LRI-së, Endrit Braimllarin dhe këshilltaren në Bashkinë e Tiranës, Elona Guri, janë ndalur përpara Shtëpisë së Bardhë në Uashington për të bërë foton që shihni. Drejt SHBA-ve kanë udhëtuar edhe zyrtarë të tjerë të LSI-së përfshirë deputeten Kejdi Mehmetaj.