LSI kushtëzon votën në Këshillin Bashkiak: Të mbrohen qytetarët e thjeshtë, ky politikan ka abuzuar me rrjetin e ujësjellësit(EMRI)

Publikuar tek: politike, më 19:51 25-07-2017 LSI kushtëzon votën në Këshillin Bashkiak: Të mbrohen qytetarët e thjeshtë, ky politikan ka abuzuar me rrjetin e ujësjellësit(EMRI)

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e thirrur ditën e sotme nga këshilltarët e LSI, sapo ka përfunduar dhe në mbyllje të saj ka folur përfaqësuesi i kësaj force politike, Endrit Braimllari.

Në dalje nga mbledhja, gjatë një prononcimi për mediat, Braimllari tha se grupi i LSI, bëri 2 propozime në këtë mbledhje. Ai tha më tej se vota e LSI, ditën e nesërme do të kushtëzohet nga pranimi ose jo i propozimeve që ata çuan sot në administratën e Bashkisë.

“Këshilltarët e LSI, propozuan dy pika në këtë mbledhje.  Pika e parë ka të bëjë me diferencimin e çmimeve për bizneset të ndryshme, siç janë për shembull furret e bukës ose të tjerë.  Ne kërkuam nga Bashkia e Tiranës që të mos rrisi çmimin e ujit për këto kategori biznesesh duke rënduar edhe më shumë  xhepin e banorëve të Tiranës. Nga ana tjetër kemi kërkuar përfshirjen në skemen e ndihmës ekonomike të atyre familjeve në nevojë. Ne jemi në përkrahje të qytetarëve të Tiranës.  Nuk do të lejojmë që Oligarkia të përfitojë në kurriz të qytetarëve të Tiranës.  Një rast konkret i denoncuar nga qytetarët, është ai i Xhemal Qefalisë që është denoncuar nga banorët se ka lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. Oligarkia duhet të dënohet, ky është qëndrimi ynë,” u shpreh Endrit Braimllari. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070798397064209
array(1) { ["section"]=> string(134) "lsi-kushtezon-voten-ne-keshillin-bashkiak-te-mbrohen-qytetaret-e-thjeshte-ky-politikan-ka-abuzuar-me-rrjetin-e-ujesjellesit-emri-87334" }