Kryetari i Partisë Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë, se partia e tij vë në dispozicion të gjitha mandatet për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe krijimin e një qeverie “besimi”.
Meta bëri thirrje për dialog mes partive politike në vend për të shmangur hellimin e krizës, duke shtuar se LSI vë në dispozicion mandatin e kryetarit dhe të ministrave në funksion të zgjidhjes së krizës politike në vend.
Meta theksoi se pa Partinë Demokratike nuk ka zgjedhje. Kreu i LSI tha se partia e tij është e hapur për koalicion me PS-në por nuk do të bëhet pjesë e një farse zgjedhore. Më tej, kreu i LSI, Ilir Meta, njoftoi për vazhdimësinë e koalicionit me Partinë Socialiste.